Kadastra në Tiranë dha informacion, SPAK firmosi arrestimin e Fatos Tushes dhe vartësve të tij: Iu shitën detin dhe rërën biznesmenëve

06/07 11:49
Credits to Apollon TV
Kadastra në Tiranë dha informacion, SPAK firmosi arrestimin e Fatos Tushes dhe vartësve të tij: Iu shitën detin dhe rërën biznesmenëve

Tjetërsimi i pronave dhe tenderat publikë, dyshohet se janë akuzat për të cilat prokurorja e SPAK Manjola Kajana ka pasur informacion dhe ka lëshuar urdhër-arrestet për kryebashkiakun e Lushnjës Fatos Tushes, vartësve të tij dhe disa personave të tjerë.

Burime për newsbomb.al bëjnë me dije se ka qenë Agjencia e Kadastrës në Tiranë që i ka dhënë informacion Prokurorisë Speciale për disa pasuri publike në Lushnjë. Dhe vetë Kadastra nuk ka pasur informacione të sigurta por vetëm indicje.

Pas hetimeve nga Prokuroria dhe përgjimeve disa mujore, organi i akuzës ka zbuluar se tokat shtetërore, tokë ranore ne bregdet dhe zonë e pyllëzuar, janë tjetërsuar me dokumente të falsifikuara dhe më pas iu janë shitur personave të tjerë, kryesisht biznesmenë të njohur në Lushnjë.

Prokurorja Manjola Kajana ka depozituar kërkesën në SPAK dhe “drita jeshile” është dhënë sot për nisjen e operacionit. Bashkia e Lushnjës, Kadastra dhe Ndërmarrja e Pasurive Publike janë kontrolluar nag Forcat Speciale RENEA dhe FNSH.

Nuk dihet se çfarë dokumentesh janë gjetur në këto institucione apo nëse janë sekustruar shuma parash.

Zyra e kryebashkiakut Fatos Tushe është kontrolluar në prezencë të tij. Ai është shprehur i habitur, por nuk ka bërë rezistencë dhe është shoqëruar në ambientet e Policisë, shkruan newsbomb.al. Dyshohet se ai ka gisht në tjetërsimin e pronësisë së këtyre tokave në bregdet.

Në kërkim është shpallur dhe vëllai i Fatos Tushes, Rezart Tushe, ndërsa nëna e tyre Hurma Tushe është shoqëruar nga Policia. Kjo është hera e parë që një Kryetar Bashkie arrestohet nga Prokuroria Speciale. Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pak më parë dhe është distancuar nga Tushe.

“Partia Socialiste nuk do të jetë mburojë e asnjë personi të akuzuar nga drejtësia”, ka shkruar ai.

Nga verifikimet që ka bërë paraprakisht Prokuroria në Kadastrën e Lushnjës, është provuar se nëpërmjet dokumenteve të falsifikuara, është marë Akti i Marrjes së Tokës në Pronësi (AMTP) për toka që në fakt i përkasin shtetit dhe janë pasuri shtetërore. Këto toka buzë detit, u janë shitur biznesmenëve.

Përkatësisht, bëhet me dije se Fatos Tushe dhe personat e tjerë të arrestuar, kanë abuzuar dhe me tenderin e rehabilitimit të kanalit ujitës në Bashkinë e Lushnjës, me vlerë 24 milion te reja, ose 240 milionë lekë të vjetra

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.