Kadastra jep njoftimin e rendesishem

31/12 10:17
Credits to Apollon TV
Kadastra jep njoftimin e rendesishem

Agjencia Shtetërore e Kadastrës njofton të gjithë qytetarët, por dhe noterët që duan të aplikojnë pas kërkesave në rritje për shërbimet kadastrale, se që prej muajit dhjetor informacioni mund të merret lehtësisht në modulin e krijuar “ASHK PËR INSTITUCIONET”, ku pjesë e këtij moduli tashmë janë dhe Noterët.

Ky modul rrit shpejtësinë në marrjen e informacionit zyrtar dhe/ose për nevojat e punës së tyre. Krijon lehtësi në ndërveprim, kryerje aplikimi dhe marrje përgjigjeje. Gjithashtu lehtësi për kryerje aplikimesh dhe për gjenerimin e faturave financiare mbi shërbimet e aplikuara, si dhe rakordim më efikas në aspektin financiar dhe përmirësimin e kohës së ofrimit të shërbimeve tek Institucionet nga ASHK.

Noterët kanë mundësi aplikimi:

1. Përmes procedurave aktuale të parashikuara në marrëveshjen egzistuese ndërmjet Dhomës Kombëtare të Noterisë dhe ASHK.

2. Përmes platformës qeveritare “e-Albania” në Modulit “ASHK për Institucionet”. Për këtë opsion, noterët fillimisht duhet të marrin kredencialet e tyre, duke paraqitur në adresën mail: it.ankesa@ashk.gov.al fotokopje të dokumentave vijuese:

-Licenca aktive e noterit.

-Letërnjoftimi i noterit.

-Numri NIUS i noterit.

 Si përgjigje, po me mail, do të marrin kredencialet personale (fjalëkalimin dhe emrin e përdoruesit), me të cilat më pas mund të vijojnë aplikimin në Modulin “ASHK për Institucionet”.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.