
Jo vetëm dronët, edhe makinat inteligjente ju vëzhgojnë

Policia Rrugore gjithmonë e më shumë po shton kontrollet në rrugë për të ndëshkuar ata që shkelin sinjalistikën dhe që bëhen burim për aksidente.
Policia, përveç automjeteve dhe motomjeteve të loguara të Policisë Rrugore, dronit edukativ dhe makinave inteligjente në të cilat janë të përfshira aparaturat matëse të shpejtësisë, ka caktuar çdo ditë një specialist shërbimi në Sallën e Komandimit të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë.
Ky specialist shërbimi, nëpërmjet pamjeve të kamerave, koordinon punën me drejtuesit e shërbimeve të Policisë Rrugore, duke reaguar në mënyrë të shpejtë ndaj situatave të trafikut në rrugët urbane të qytetit të Tiranës, me qëllim orientimin e qarkullimit të mjeteve, në përshtatje me ngarkesën e akseve rrugore.