
Jepet vendimi për katër të arrestuarit e ekzekutimi i Behar Sofisë në mes të Tiranës


Gjykata e Tiranës ka dhënë masën “arrest me burg” për autorët e përfshirë në vrasjen e Behar Sofisë.
Visha akuzohet si ndihmës ekzekutori në vrasjen e Behar Sofisë. Bëhet me dije se Visha para gjykatësve nuk ka pranuar akuzën.
“Kur ka ndodhur ngjarja kam qenë në Kërrabë”, ka thënë Visha.
Ernejt Shyti, Xhuljano Visha 28 vjeç, Leonard Xhixha 30 vjeç dhe Skënder Vathi 54 vjeç janë katër të arrestuarit për vrasjen e biznesmenit.
Kujtojmë që në mëngjesin e 25 shkurtit në mes të Tiranës pranë Piramidës u ekzekutua Behar Sofia. Ernejt Shyti pasi qëlloi Sofinë, mori biçikletën që e kishte lënë poshtë Urës së Lanës dhe u largua për nga Liqeni i Tiranës. Autori u arrestua pak ditë më parë në Mal të Zi.