“Jemi gati t’i ofrojmë dorën e bashkëpunimit”, për çfarë misioni ‘hyjnor’ Basha pranon të takohet me Ramën

10/03 22:40
Credits to Apollon TV

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka bërë me dije mbrëmjen e sotme se qeveria e tij do të jetë gati t’i shtrijë dorën e bashkëpunimit opozitës të së nesërmes.

Duke e quajtur si një mision hyjnor anëtarësimin e Shqipërisë në BE, Basha deklaroi se nuk do të hezitojë të bashkëpunojë me opozitën e pas 25 prillit pa kompromis.

Postimi i plotë i Lulzim Bashës:

Për mua dhe për Partinë Demokratike nuk ka mision më hyjnor sesa të përfundoj një nga shtyllat për të cilat u themelua PD: anëtarësimin e Shqipërisë në Europë. Nesër në fjalën time të parë si kryeministër do t’i ofroj dorën e bashkëpunimit pa rezerva dhe çdo konsensus dhe kompromis të mundshëm në politikë opozitës së nesërme, me qëllim dhe në funksion të arritjes së ëndrrës së gjithë shqiptarëve, për ta bërë Shqipërinë anëtare të Bashkimit Europian. #SHQIPERIAFITON /Faxweb

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.