Javën e ardhshme lirohen të tjera masa. Brataj: Çdo gabim lidhet me shëndetin e njerëzve

14/06 10:17
Credits to Apollon TV
Javën e ardhshme lirohen të tjera masa. Brataj: Çdo gabim lidhet me shëndetin e njerëzve

Këtë javë pritet një tjetër lirim i masave anticovid, ai i grumbullimit të njerëzve në ambient të hapur nga 10 në 50 vetë.

Por pak ditë me parë organizata botërore e shëndetësisë i bëri apel vendeve europiane të bëjnë kujdes dhe të mos bëjnë gabimin e verës se kaluar pasi mund të ketë shpërthime të tjera, ndërkohë që komiteti teknik i ekspertëve në vendin tonë është nën presion për të liruar më tej masat kufizuese për të cilat po vlerësohet çdo dy javë.

Brataj: Ka shumë kërkesa që të vazhdojmë me lirimin , por çdo gabim lihet me shëndetin e njerëzve .Kishim 11 raste të reja por shifrat janë më të larta, pasi kaq kanë kërkuar ndihmë.

Por nga ana tjetër kemi ftuar shumë turistë pa i krijuar asnjë barrierë të hyjnë në territorin shqiptar, për të frenuar përhapjen e virusit ndryshe nga sa ndodh në vende të tjera ,duke marrë përsipër riskun .

Varianti Delta i mutacionit indian i cili ka alarmuar Britaninë dhe ka infektueshmëri shumë të lartë se sa variantet e tjera ka të dhëna se është rezistent edhe ndaj vaksinave por nuk ka mortalitet të lartë.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.