Janë shoqëruar 10 persona, mes tyre edhe ish-avokati i Emiljano Shullazit, kush janë të arrestuarit e SPAK në Gjykatën e Krujës

11/02 10:14
Credits to Apollon TV
Janë shoqëruar 10 persona, mes tyre edhe ish-avokati i Emiljano Shullazit, kush janë të arrestuarit e SPAK në Gjykatën e Krujës

SPAK ka urdhëruar ditën e sotme arrestimin e disa personave në Gjykatën e Krujës.

Në pranga ka rënë gjyqtarja Enkelejda Hoxha, e cila është përfolur për lirimin e anëtarëve të bandës së Durrësit, të cilët ishin dënuar përjetë.

Së bashku me të janë shoqëruar edhe 10 persona të tjerë, mes tyre krye sekretarja e Gjykatës së Krujës Ela Mallkuçi.

Po ashtu është ndaluar edhe avokati Aldo Tabaku, Aldo Tabaku, i cili ka qenë avokat i bandës së Emiljano Shullazit gjatë gjykimit në shkallën e parë.

 Mësohet se janë shoqëruar edhe doktorë dhe oficerë, pasi të burgosurit lëshonin raporte fiktive të shëndetit për të burgosurit. Gjthashtu mes të arrestuarve ka edhe familjarë të të dënuarve. 

Sipas informacioneve për mediat, këta persona kundrejt ryshfeteve kanë liruar persona të ndryshëm nga burgu, ndër të cilët edhe personazhe të njohur të botës së krimit, të dënuar për vepra të rënda penale.

SPAK ka ngritur akuza për korrupsion, shpërdorimin e detyrës dhe ndikimit të funksionarëve publikë.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.