Iu vendos eksploziv në banesë, kush është vlonjati i dënuar për drogë që ishte në ‘arrest shtëpie’; ndodhej brenda kur plasi tritoli (EMRI-DETAJE)

12/04 17:35
Credits to Apollon TV

Detaje të reja bëhen me dije lidhur me ngjarjen e sotme në Orikum të Vlorës, ku një sasi lënde plasëse shpërtheu në derën e shtetasit Artan Xehlili (Xhelilaj). Ky i fundit ishte brenda në banesë momentin kur shpërtheu tritoli.

Xhelili është një person me precedentë të mëparshëm penal, dhe aktualisht ishte në “arrest shtëpie”, pasi së fundmi ishte dënuar për lëndë narkotike. Ai është shoqëruar nga policia në komisariat dhe ka thënë disa emra para policëve, emra që ai dyshon se kanë lidhje me ngjarjen. 

Duke qenë i përfshirë në trafik narkotikësh, ka mundësi që ky shpërthim të jetë një paralajmërim për të. Policia po punon për kapjen e autorëve, duke bërë edhe këqyrjen e kamerave të sigurisë. 

Lënda plasëse ishte në pjesën e jashtme të banesës, tek dera, ndërkohë që fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, vetëm dëme materiale.

Orikum/Informacion paraprak 

Më datë 12.04.2021, rreth orës 18:10, në Orikum, në pjesën e jashtme të banesës së shtetasit A.Xh, ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse, ku si pasojë ka vetëm dëme të vogla materiale. 

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor ku vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.