Iu gjet një depo armësh që mund të hidhte “në erë” Tiranën, zbulohet kërkesa e SPAK për Interpolin: Sokol Xhura shpallet…

17/04 11:17
Credits to Apollon TV
Iu gjet një depo armësh që mund të hidhte “në erë” Tiranën, zbulohet kërkesa e SPAK për Interpolin: Sokol Xhura shpallet…

Prokuroria e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit i ka dorëzuar Interpolit mandat arrestin ndërkombëtar për Sokol Xhurën, i cili dyshohet si poseduesi i një depoje armatimesh në Tiranë, ku u gjet një sasi rekord municionesh.

Xhura rezulton se 2 javë para operacionit është larguar drejt SHBA ku jetonte prej disa vitesh. Ndërkohe sipas burimeve mësohet se asenali i armëve i gjetur në  qendrën artistike “Migjeni”, është dërguar në laboratorin e policisë shkencore në policine e Shtetit, ku ekspertët janë duke kryer verifikime nëse këto armë janë përdorur neë ngjarje të tjera Kriminale apo jo.

Pra, Instituti i Policiëë Shkencore që ndodhet në Ministrinë se Brëndshme është kthyer në një “depo” armësh, pasi ku armëve të sekuestruara 4 ditë më parë po u bëhet ekspertim balistik dhe daktilografik në armët luftarake të sekuestruara janë të llojeve të ndryshme si: snajper, antitanke, kallashnikovë, pistoleta, silenciatorë, radio policie e ushtrie, optikë termikë për snajper, pjesëlë të ndryshme për modifikimin e armëve luftarake e sasi municionesh luftarake.

Arsenali i armëve në ndërmarrjen artistike ‘Migjeni’ e cila ishte në pronësi Sokol Xhurës u gjet falë teknologjisë. Nëpërmjet aplikacionit ‘Google Maps’ bashkëpunëtori i drejtësisq, Enver Jamaku ndihmoi drejtësinë në gjetjen e depos së armëve në ish-ndërmarrjen artistike ‘Migjeni’.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.