Iu bashkua PS pasi i vdiq babai, vajza e Bashkim Finos merr postin e RËNDËSISHËM në qeveri

30/06 20:35
Credits to Apollon TV
Iu bashkua PS pasi i vdiq babai, vajza e Bashkim Finos merr postin e RËNDËSISHËM në qeveri

Vajza e ish-deputetit Bashkim Finos, Megi Fino është emëruar zëvendës ministri për Europën dhe Punët e Jashtme.

Vendimi u mor në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave.

VENDIMI

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Znj. Megi Fino emërohet zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

***

Për herë të parë Megi Fino u shfaq në publik krah socialistëve në Kongresin e Partisë Socialiste më 12 qershor, ku dhe mbajti një fjalim prekës për të atin e saj, Bashkim Finon.

Ky i fundit u nda nga jeta disa muaj më parë pasi nuk e fitoi dot betejën me Covid-19

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.