Italianët pushtojnë kafenetë pas lirimit të masave nga qeveria

03/02 9:41
Credits to Apollon TV
Italianët pushtojnë kafenetë pas lirimit të masave nga qeveria

Shteti italian ka filluar të lehtësojë masat shtërnguese që kishte vendosur për frenimin e pandemisë , gjë që solli hapjen e shumë prej kafeneve aty.

Pas masave të forta  që shteti mori për periudhën e festave të fundvitit, dy të tretat e Italisë plotësuan kushtin që të jenë zona ” të verdha” duke lejuar që kafenetë në ato zona me më pak rrezik të lejohen të shërbejnë në ambientet e brendshme dhe jo vetëm pije që klientët i merrnin me vete.

Ishim si të vdekur pa një kafene”, tha një qytetari pasi një kamerier i shërbeu në një dyqan kafeje në qendër të kryeqytetit italian.

Pjesa më e madhe e Europës vazhdon të jetë në masa të rrepta për pandeminë.  Kafenetë në zonën e Italisë do shërbejnë për klientët në masa sigurie brenda ambientëve deri në orën gjashtë pasdite, ndërsa shërbimi do vazhdojë jashtë vetëm me pije deri në orën dhjetë.  Do lejohet deri në atë orë pasi fillon ora policore deri në pesë të mëngjesit tjetër.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.