Italia në ALARM, shënohet rasti i parë me variantin e ri të Covid-19

20/12 21:33
Credits to Apollon TV

Italia ka shënuar pacientin e parë me variantin e ri të koronavirusit, i cili duket se e ka zanafillën në Britaninë e Madhe.  

Lajmi është bërë i ditur nga mediat fqinje, që pranojnë se pacienti është izoluar nga pjesa tjetër e familjes.  

Pacienti ishte kthyer në Fiumicino pas një fluturimi nga Mbretëria e Bashkuar. 

Tipi i ri i koronavirusit është jashtë kontrollit dhe besohet se është më i ngjitshëm se Covid-19, por më pak i rrezikshëm. 

Për këtë shumë shtete, mes të cilave edhe Italia ka mbyllur hyrje-daljet me Mbretërinë e Bashkuar.

Shpërndaje

TË NGJASHME

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.