Italia arrin të bëjë 1 milionë injektime, vendi i parë në BE që shënon rekord vaksinimi antiCovid-19

15/01 17:57
Credits to Apollon TV
Italia arrin të bëjë 1 milionë injektime, vendi i parë në BE që shënon rekord vaksinimi antiCovid-19

Italia ka arritur shifrën 1 milionë sa i takon vaksinave që u janë bërë qytetarëve, për t’u imunizuar nga koronavirusi.

Fqinjët janë vendi i parë në BE që arrijnë këtë shifër rekord. Lajmin e ka dhënë vetë kryeministri Giuseppe Conte përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Një milion italianë bënë vaksinën anti covid19. Një falënderim i përzemërt për qytetarët dhe Shërbimin tonë Shëndetësor Kombëtar për përgjigjen e jashtëzakonshme. Italia është e para në BE për numrin e njerëzve të vaksinuar. Një fakt inkurajues. Le të vazhdojmë kështu, duke e mbajtur gjithnjë vendin e pare”, shkruante Conte në mediat sociale.

© 2023 APOLLON TV. All Rights Reserved.