ISMAIL KADARE NDEROHET ME TITULLIN “NDER I BASHKISË FIER”

27/05 20:51
Credits to Apollon TV
ISMAIL KADARE NDEROHET ME TITULLIN “NDER I BASHKISË FIER”

Shkrimtari i madh Ismail Kadare është vlerësuar ditën e sotme nga Kryetari i Bashkusë Fier, Armando Subashi me titullin “ Nderi i Nashkisë Fier”, me motivacionin “ Për kontributin e jashtëzakonshëm që i ka dhënë ndër vite letërsisë shqipe dhe për promovimin e saj , në nivelet më të larta të kulturës botërore. Me angazhimin dhe talentin e tij , i ka dhënë vlerë mendimit të spikatur dhe cilësor , duke lartësuar në arenën ndërkombëtare identitetin shqiptar. Në ceremoninë e organizuar me këtë rast kanë referuar emra të shquar të letrave dhe kritikës shqipe si akademiku ; Ali Aliu. Prof . Dr. Sadik Bejko, Klara Kodra, botuesi Bujar Hudhri etj, ndërkohë që në këtë aktivitet ka qënë e pranishme dhe Drejtoresha e Qëndrës Kombëtare të Librit dhe Leximit , Alda Bardhuli. Referatet rreth krijimtarisë dhe karrierës së suksesshme të Kadaresë u përcollën me interpretimin brilant të aktorit të shquar “ Timo Flloko” , dhe aktorit të teatritv” Bylis” , Klajdi Marku. Në fjalën e tij kryebashkiaku Armando Subashi, është shprehur se sot nuk nderojmë ne shkrimtarin e madh , por ai na nderon ne me pjesëmarrjen e tij. Vetë shkrimtari Ismail Kadare në fjalën e tij teksa ka marrë vlerësimin nga Kryebashkiaku Subashi, është shprehur shumë i vlerësuar nga ky gjest i Bashkisë Fier dhe mikpritjes fierake.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.