Ishte shpallur në kërkim për kultivimin e d rogës, ndalohet 47-vjeçari

10/06 12:41
Credits to Apollon TV
Ishte shpallur në kërkim për kultivimin e d rogës, ndalohet 47-vjeçari

Një 47-vjeçar është ndaluar nga policia kufitare e Kakavijës pasi ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Kultivim i bimëve n arkotike” kryer në bashkëpunim.

47-vjeçari i identifikuar me inicialet E.K., ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Agimi”.

“Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Krujë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Agimi”, pasi dyshohet se në bashkëpunim me 8 shtetas të tjerë, ka kultivuar bimë n arkotike në fshatin Nikël, Krujë.

Si rezultat i operacionit “Agimi” që u zhvillua më datë 30.05.2021, në territorin e rrethit të Krujës, u a rrestuan në flagrancë 16 shtetas, u proceduan në gjendje të lirë 3 shtetas dhe u shpallën në kërkim 24 të tjerë”, njoftoi policia.

Shtetasi E. K. iu dorëzua shërbimeve të Komisariatit të Policisë Krujë, për procedura të mëtejshme.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.