Ishte shpallur ne kerkim nga Policia Fier, arrestohet 36 vjecari

17/02 17:57
Credits to Apollon TV
Ishte shpallur ne kerkim nga Policia Fier, arrestohet 36 vjecari

Një 36-vjeçar i identifikuar si Roni Plaku është arrestuar nga ana e Policisë së Tiranës, pasi ishte shpallur në kërkim nga ana e policisë për akuzën e shfrytëzimit të prostitucionit. Ndaj tij Gjykata ka dhënë një dënim me 2 vite burg.

“Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim. Kapet nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, një person i shpallur në kërkim, i dënuar për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin Nr. 4, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, kanë lokalizuar dhe kapur shtetasin Roni Plaku, 36 vjeç, banues në Peqin.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga Drejtoria Vendore e Policisë Fier, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Lushnjë e ka dënuar me 2 vjet burg, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit””, njofton Policia.

© 2023 APOLLON TV. All Rights Reserved.