Ishte nisur për në Dubai, 37 vjeçarit i kontrollohen çantat në Rinas, Policia gjen të fshehura mijëra euro

01/07 10:36
Credits to Apollon TV
Ishte nisur për në Dubai, 37 vjeçarit i kontrollohen çantat në Rinas, Policia gjen të fshehura mijëra euro

Një 37 vjeçar, shqiptar i Kosovës është proceduar penalisht nga Policia në Rinas, pasi nga kontrolli që i është bërë çantave të tij, ka rezultuar se kys shtetas kishte fshehur dhe nuk kishte deklaruar një sasi prej 15.000 eurosh.

“Shërbimet e Policisë Kufitare në Rinas, në vijim të kontrolleve të imtësishme, në bazë të analizës së riskut, në dalje në PKK Rinas, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të detajuar të bagazheve, shtetasin kosovar Sh. Th, 37 vjeç, i cili udhëtonte për në Dubai.

Si rezultat i kontrollit, shërbimet e Policisë Kufitare kanë gjetur të fshehura në çantën e shtetasit kosovar, 15000 euro, të cilat ky shtetas nuk i kishte deklaruar.

Në përfundim të veprimeve, shtetasi Sh. Th. u procedua penalisht për veprën ”Mosdeklarim në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, si dhe kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale shumën e eurove”, njofton Policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.