Ishte duke u larë në det, mbytet 60-vjeçari në Durrës

30/06 13:59
Credits to Apollon TV
Ishte duke u larë në det, mbytet 60-vjeçari në Durrës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durrës, ku është mbytur një 60-vjeçar.

Bëhet me dije se rreth orës 12:55, në lagjen nr. 13, Plazh, është mbytur duke u larë në det, një shtetas rreth 60 vjeç, ende i paidentifikuar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e shtetasit të mbytur

“Më datë 30.06.2021, në orën 12:55, në lagjen nr. 13, Plazh, është mbytur duke u larë në det, një shtetas rreth 60 vjeç, ende i paidentifikuar. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e shtetasit të mbytur,” njofto policia.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.