
Ishte duke notuar në det, humb jetën i moshuari në Velipojë

Në qendrën shëndetësore të Velipojës, është dërguar pa shenja jete shtetasi R. Ç., 82 vjeç.
Policia bën me dije se ky i fundit dyshohet se e ka humbur jetën për shkak të një arresti kardiak që ka pësuar gjatë kohës që po lahej në det.