Ishte duke kënduar në koncert, Aleksandër Gjoka ndihet keq në skenë dhe dërgohet me urgjencë në spitalin e Beratit

09/07 8:24
Credits to Apollon TV
Ishte duke kënduar në koncert, Aleksandër Gjoka ndihet keq në skenë dhe dërgohet me urgjencë në spitalin e Beratit

Këngëtari i madh dhe shumë i dashur për publikun shqiptar,, Aleksandër Gjoka ishte sonte i ftuar në natën e dytë të Festës së Miqësisë në Berat, mirëpo duke kënduar është ndjerë keq në skenë.

Burime për mediat thonë se teksa ishte duke performuar “live”, ka pasur luhatje të forta tensioni dhe është bërë keq. Aty në pedonale menjëherë mbërriti ambulanca dhe e dërgoi Gjokën në Spitalin Rajonal të Beratit.

Të njejtat burime bëjnë me dije se pasi ka marrë mjekim gjendja e tij shëndetësore është stabilizuar. Aleksandër Gjoka ka qenë i ftuar për të kënduar mbrëmjen e sotme në Pedonalen e Beratit, së bashku me Redon Makashin dhe Elton Dedën.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.