ISHP jep lajme të mira: Presim një verë të qetë nga COVID-19, edhe në vjeshtë e dimër nuk pritet të ketë valë të tretë

02/06 17:53
Credits to Apollon TV
ISHP jep lajme të mira: Presim një verë të qetë nga COVID-19, edhe në vjeshtë e dimër nuk pritet të ketë valë të tretë

Prej javësh shfrat e infektimeve apo viktimave nga COVID-19 në Shqipëri janë minimale, ndërkohë që është ulur në mënyrë drastike edhe numri i rasteve aktive në vendin tonë.

Specialistët e Institutit të Shëndetit Publik janë shprehur se vera pritet të jetë e qetë, pa shtim të numrit të rasteve.

“Verën do ta kalojmë të qetë, pa shtim të numrit të rasteve. Stinë e qetë do të thotë një numër shumë i ulët deri në të papërfillshëm të rasteve. Nuk përjashtohet që një ditë të mos kemi raste dhe një tjetër të alternohet me pak raste”, u shpreh Artan Simaku, specialist i ISHP-së.

Por duket se COVID-it po i vjen fundi, pasi Simaku thotë se edhe në vjeshtë apo dimër nuk pritet nuk pritet që të ketë një valë të tretë COVID-i.

“Me parashikimet e deritanishme edhe Vjeshta do të kalojë e qetë pasi po kalojmë në imunitetin e popullatës. Virusi nuk është zhdukur dhe qarkullon. Nuk bëhet fjalë për valë, por raste të shkëputura do të kemi”, tha Simaku.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.