Ish-ambasadori Arvizu mesazh për politikën shqiptare: Largohuni nga sulmet dhe konfliktet me njëri tjetrin, qytetarët të mos e humbasin shpresën por të votojnë

16/03 17:48
Credits to Apollon TV

Ish-ambasadori i SHBA në Shqipëri, Aleksandër Arvizu, ka dhënë një mesazh për politikën shqiptare para zgjedhjeve të 25 prillit.

Ai tha në Euronews Albania se njerëzit duhet të largohen nga sulmet dhe konfliktet me njëri tjetrin, por bëri thirrje që qytetarët të mos e humbasin shpresën dhe të votojnë, pasi vota ka shumë peshë.

“Njerëzit thjesht duhet të fokusohen tek politikat, më kupton, të largohen nga konfliktet mes personaliteteve nga sulmet ndaj njëri tjetrit, shfrytëzimi i medias…e di që është e thjesht në teori dhe e di që në realitet nuk është aq e thjesht. Por njerëzve thjesht u duhet të bëjnë një zgjedhje dhe të vendosin ç’është më e mira për ta, familjet dhe vendin e tyre,” tha Arvizu.

Ai tregoi se është i informuar për zhvillimet politike në Shqipëri, pasi vazhdon të mbajë kontakte në Tiranë, dhe sipas tij, zgjedhjet e 25 prillit do jenë një test për partitë kryesore dhe diplomacia amerikane pret që procesi të jetë i rregullt dhe i paqtë.

“Vota ka vërtetë peshë dhe ndryshimi është i mundur vetëm nëse njerëzit paraqiten ditën e zgjedhjeve për të votuar. Edhe nëse votoni për mazhorancën edhe nëse votoni për opozitën, ndryshimi nuk është i mundur nëse nuk votoni”, u shpreh Arvizu.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.