
INSTAT: Në 11 muaj 168 viktima nga 1121 aksidente


Instituti i Statistikave publikoi këtë të premte të dhënat e aksidenteve rrugore për periudhën janar-nëntor, ku të dhënat flasin, se janë numëruar 1.121 aksidente, të cilat kanë shkaktuar 168 viktima.
Instat raporton, se numri i aksidenteve në këtë periudhë, në rkahasim me atë të një viti më parë, është ulur me 17,8%, po ashtu edhe numri i viktimave, kun ë 11 mujorin e vitit 2019 numri i tyre ishte 3,5% më i lartë.
Numri i të aksidentuarve në njëmbëdhjetëmujorin e vitit 2020, është 1.451 persona nga 1.857 persona, duke u ulur me 21,9%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019
Vetëm në muajin Nëntor u regjistruan 110 aksidente rrugore nga 109 aksidente të ndodhura në muajin Nëntor 2019, duke u rritur me 0,9%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore është 15 persona nga 21 persona të vdekur në Nëntor 2019.
Në muajin Nëntor 2020, aksidentet rrugore, në 86,4% të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit, thotë INSTAT.
Numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grup-mosha 25–34 vjeç, duke zënë 25,5% të numrit të aksidenteve gjithsej.
Aksidentet në këtë grup-moshë janë ulur me 20,0%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Në njëmbëdhjetëmujorin e vitit 2020, aksidentet rrugore, në 14,1% të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së këmbësorit.
Gjatë kësaj periudhe, numri i aksidenteve sipas sjelljes së këmbësorit është ulur 23,7%,krahasuar me një vit më pare.