Infermieri nga Hasi përfundon në spital në gjendje të rëndë shëndetësore, pak ditë më parë mori dozën e dytë të vaksinës së Pfizer (ÇFARË THONË KOLEGËT)

16/03 17:25
Credits to Apollon TV
Infermieri nga Hasi përfundon në spital në gjendje të rëndë shëndetësore, pak ditë më parë mori dozën e dytë të vaksinës së Pfizer (ÇFARË THONË KOLEGËT)

Një infermier nga Hasi është shtruar në gjendje të rëndë në spital vetëm pak ditë pasi mori dozën e dytë të vaksinës anti-COVID.

Infermieri M.Ll ka patur probleme si enjtje dhe fryrje abdominale, raporton Fax News, ndaj familjarët e kanë nisur me urgjencë drejt spitalit të Gjakovës.

Fatmirësisht tashmë gjendja ëe tij është përmirësuar dhe ai po vazhdon trajtimin në shtëpi, ndërkohë që të afërmit e tij kanë thënë se pas analizave, treguesi për mpiksjen e gjakut është 4 herë më i lartë se norma maksimale.

Por kolegët e tij janë shprehur se infermieri ka patur edhe më herët probleme të tilla, ndaj thonë që përkeqësimi i gjendjes së tij shëndetësore nuk ka ardhur nga vaksina.

© 2023 APOLLON TV. All Rights Reserved.