Infektohet shqiptari i parë me variantin e ri të koronavirusit, futet menjëherë në karantinë

24/01 20:25
Credits to Apollon TV

Një shqiptar nga Kosova është konfirmuar mbartës i variantit të ri të koronavirusit.  

Rasti është identifikuar në Slloveni, i cili ishte kthyer në vend pas një vizite në Belgjikë. 

Konfirmimi ka ardhur nga kryeministri slloven, Janez Jansha, i cili ka pranuar se shqiptari nga Kosova është izoluar. 

“Një rast i ri i infektimit me llojin anglez u konfirmua nga një shtetas i Kosovës me banim në Slloveni, i cili ishte kthyer nga Belgjika, për të cilën autoritetet sllovene informuan belgët. Ai u vendos në izolim dhe po kontrollohen kontaktet e tij të mundshme”

“Nëse rezulton se ky variant i virusit, i cili është më ngjitës dhe përhapet më shpejt në vend, kjo do të nënkuptojë se situata në lidhje me përhapjen e virusit është “jashtëzakonisht e rëndë”, por nëse rezulton të jetë relativisht e vogël në të gjitha rajonet, atëherë qeveria do të mbetet në vlerësimin se epidemia “mund të kontrollohet”, 

“Epidemia në Slloveni është akoma në një nivel shumë të lartë krahasuar me vendet e tjera evropiane, prandaj është e nevojshme të jemi jashtëzakonisht të kujdesshëm”, tha Jansha.

Jansha u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që “në mënyrë rigoroze” t’i përmbahen të gjitha masave të mbrojtjes kundër koronavirusit dhe të mbajnë maska.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.