Incident në Shkodër, Jozefina Topalli vendos lule në memorialin e katër dëshmorëve, vëllai i Nazmi Kryeziut shkon dhe heq kurorat

02/04 9:23
Credits to Apollon TV
Incident në Shkodër, Jozefina Topalli vendos lule në memorialin e katër dëshmorëve, vëllai i Nazmi Kryeziut shkon dhe heq kurorat

Një incident ka ndodhur në qytetin e Shkodrës, ku vëllai i vëllai i Nazmi Kryeziut ka hequr kurorat e vendosura nga Jozefina Topalli në ditën e 30 vjetorit të pushkatimit  nga regjimi komunis të katër dëshmorëve të demokracisë.

Pas nderimit të bërë nga Topalli, Ahmet Kryeziu, xhaxhai i Adela Kryeziut dhe vëllai i Nazmi Kryeziut ka hequr kurorat e vendosura me lule.

Adela Kryeziu kandidon e dyta në listë në partinë e Topallit në qarkun Shkodër.

Në një deklaratë për mediat Adela Kryeziu tha se u kërkon falje familjarëve pasi ëndrrat e katër martirëve të demokracisë, sipas saj nuk janë bërë realitet pas 30 vitesh.

“Sot pas tre dekadash jetojmë një moment kur shpresa është larguar nga ne. Kur nuk ka një pluralizmi real, ku nuk ka një të majtë dhe të djathtë, qeveri dhe opozitë. Unë sot jam këtu e rrethuar me familjarë, me njërin prej familjeve për ti kërkuar një ndjesë të madhe në emër të gjithëve. Pas tre dekadash jemi lag ëndrrave të tyre, nuk kemi arritur të kemi një ekonomi të shëndoshë. Pa një ndjesë të thellë dhe pa një kërkesë ndërgjegjen e secilit prej nesh nuk mund të hapim një kapitull të ri. Ky vend sot më shumë se kurrë ka nevojë për ndryshim. Nuk besoj se Edi Rama, Lulzim Basha, Monika Kryemadhi, Shpëtim Idrizi mund të sjellin ndryshimin”, tha Topalli gjatë fjalës së saj për mediat.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.