Ilir Meta shpërthen ndaj Edi Ramës: Çfarë di ti për mua more rrugaç? Me mua sillesh si lepur, dhe me kriminelët që të nxjerrin pistoletën

22/04 11:25
Credits to Apollon TV
Ilir Meta shpërthen ndaj Edi Ramës: Çfarë di ti për mua more rrugaç? Me mua sillesh si lepur, dhe me kriminelët që të nxjerrin pistoletën

Presidenti Ilir Meta ashpërson tonet ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e quajtur atë “rrugaç” që para tij sillet si lepur.

“Çfarë di ti more rrugac për Ilir Metën. More rrugaç ça di ti. Ti para Ilir Metës sillesh si lepur. Edhe para kriminelëve që të çojnë pistoletën për të firmosur leje”, iu drejtua Meta Ramës.

“Nuk e ndryshon dot rezultatin e zgjedhjeve”, vijoi kreu i shtetit, duke theksuar se Shqipëria do ta thotë fjalën e saj në 25 prill si asnjëherë tjetër. “Unë e ftoj Edi Ramën të reflektojë sa nuk është vonë”, shtoi Meta.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.