
Ilir Meta i premton Leonardo DiCaprios: E duam dhe do ta mbrojmë lumin Vjosa


Presidenti Ilir Meta shpërndan mesazhin e aktorit të famshëm hollivudian Leonardo DiCaprio për lumin Vjosa dhe i premton se do ta mbrojë nga ndërtimi i digave.
Prej pak kohësh, Leonardo DiCaprio është angazhuar në fushata të ndryshme për mbrojtjen e planetit dhe në to ka përfshirë edhe betejën për mbrojtjen e rjedhës së lirë të lumit Vjosa, që konsiderohet si i vetmi lumë i “egër” në Europë.
Meta i premton DiCaprio-s se do ta mbrojë lumin Vjosa.
“E duam Vjosën dhe do ta mbrojmë! Faleminderit nga zemra dhe mirënjohje të thellë Leonardo DiCaprio!”, shkruan presidenti Meta në Instagram.
Ndonëse konsiderohet si i vetmi lumë në Europë pa pengesa artificiale, në pjesën greke të shtrirjes së Vjosës ka një hidrocentral dhe një rezervuar.
