Iku dje nga shtëpia i dehur, 47 vjeçari gjendet i mbytur në ujërat e lumit Kir në Shkodër

11/01 13:17
Credits to Apollon TV
Iku dje nga shtëpia i dehur, 47 vjeçari gjendet i mbytur në ujërat e lumit Kir në Shkodër

Meridian Uraj, 47 vjeç, është gjetur i pajetë në ujërat e lumit Kir, mesditën e sotme. Ky shtetas ishte larguar nga shtëpia e tij prej ditës së djeshme.

Ndërkohë, sot trupi i tij është gjetur në rrjedhën e lumit Kir në Postribë. Paraprakisht, bëhet me dije se 47 vjeçari ka qenë në gjendje të dehur dhe nuk dihet në çfarë rrethanash është mbytur në lumin Kir.

Meridian Uraj vuante nga probleme të shëndetit mendor. Trupi i tij është dërguar në morgun e Shkodrës.

© 2023 APOLLON TV. All Rights Reserved.