I shtruar në spital prej ditësh, ndahet nga jeta në moshën 50-vjeçare legjenda e repit

09/04 17:58
Credits to Apollon TV
I shtruar në spital prej ditësh, ndahet nga jeta në moshën 50-vjeçare legjenda e repit

Earl Simmons, reperi i njohur si DMX ka amerikan ka ndërruar jetë në moshën 50-vjeçare.

Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët të cilët kanë deklaruar: Ne jemi shumë të pikëlluar të njoftojmë sot se i dashuri ynë, DMX, emri i lindjes Earl Simmons, vdiq në moshën 50-vjeçare në Spitalin White Plains ku ndodhej prej disa ditësh me familjen e tij në krah”, thuhet në deklaratën e familjes.

Artisti ishte shtruar në spital që nga java e kaluar më 2 prill, kur pësoi një sulm në zemër në shtëpinë e tij në New York, sipas avokatit të tij të vjetër, Murray Richman.

“Earl ishte një luftëtar që luftoi deri në fund. Ai e donte familjen e tij me gjithë zemër dhe ne i çmojmë shumë kohërat që kaluam me të”, tha familja, duke shtuar se muzika e tij “frymëzoi adhurues të panumërt në të gjithë botën dhe trashëgimia e tij ikonike do të jetojë përgjithmonë”.

© 2023 APOLLON TV. All Rights Reserved.