I shtrirë pa ndjenja në tokë, humb jetën rrugës për në spital 68-vjeçari, dyshimet e para

16/03 12:52
Credits to Apollon TV
I shtrirë pa ndjenja në tokë, humb jetën rrugës për në spital 68-vjeçari, dyshimet e para

Një 68-vjeçar është gjetur pa ndjenja në tokë ditën e sotmë në Durrës.

Bëhet me dije se shtetasi S. P., rreth 68 vjeç, gjatë transportimit për në spital ka ndërruar jetë. Nga hetimet paraprake dyshohet se ky shtetas ka ndërruar jetë si pasojë e një arresti kardiak.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

“Më datë 16.03.2021, në orën 11:50, në lagjen nr. 16, Durrës, nga punonjësit e urgjencës së Spitalit Rajonal Durrës është marrë në rrugë, pa ndjenja, shtetasi S. P., rreth 68 vjeç, i cili gjatë transportimit për në spital ka ndërruar jetë. Nga hetimet paraprake dyshohet se ky shtetas ka ndërruar jetë si pasojë e një arresti kardiak. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes,” njofton policia.

© 2023 APOLLON TV. All Rights Reserved.