
I shpëtoi aksidentit tragjik në Vlorë, jepet masa e sigurisë për 22 – vjeçaren


Gjykata e Vlorës ka caktuar masën e sigurisë “arrest shtëpie” për 22-vjeçaren Silvana Muho, që ishte pjesë e aksidentit tragjik të 26 janarit, në autostradën Levan-Vlorë, ku humbi jetën e reja Anxhela Çapo. Gazetari Enrik Mehmeti raporton se kjo masë sigurie është caktuar nga gjyqtari i çështjes, Enkel Peza.
Seanca Gjyqësore ka nisur rreth orës 11:30, në spitalin e Vlorës, ku prokurore ishte Eranda Laze. Seanca Gjyqësore është zhvilluar në spital, pasi e reja është në gjendje të rëndë shëndetësore, pas aksidentit.
Muho është lënë në “arrest shtëpie” deri në përfundimet e plota të hetimit, pasi Gjykata e Vlorës ka prova, të cilat vërtetojnë që ajo nuk ka qenë drejtuesja e mjetit.
Deri në atë moment kur provat të vërtetohen tërësisht shtetasja do të vuajë masën e sigurisë “arrest shtëpie”. Dy të rejat lëviznin me një mjet tip “Hyndai”, me një shpejtësi tepër të madhe, duke i kaluar 160 km në orë, kur ka ndodhur aksidenti fatal.