
I shpallur në kërkim për dy grabitje në Tiranë institucion financiar si edhe farmaci, arrestohet Kristi Çinari

Policia ka mundur të arrestojë Kristi Çinarin, personin i cili dyshohet për dy grabitje të ndodhura në Tiranë.
Çinari ishte pajisur me kartë identiteti kosovare, me emrin Blerim Krasniqi i lindur në Prishtinë. Çinari dyshohet të jetë autori i grabitjes në institucionin financiar “Kredo.al”, filiali tek zona e “Brrylit” në Tiranë.
Ngjarje kjo e shënuar mbrëmjes e së shtunës, ku dyshohet se i riu hyri në institucionin financiar dhe i maskuar kërcënoi punonjësin dhe vodhi një shumë parash.
Gjithashtu Kristi Çinari dyshohet të jetë autor edhe i grabitjes ndodhur mbrëmjen e 26 janarit në një farmaci pranë shkollës “Sami Frashëri” në Tiranë.
21 vjeçari ka pak kohë që ka dalë nga burgu pasi ishte dënuar për vjedhje. Policia më herët ka njoftuar se 21-vjeçari është autor i vjedhjes dhe të një farmacie në Tiranë në vitin 2017.
Në vitin 2017 ai ka grabitur me armë një farmaci në ‘Rrugën e Kavajës’. Çinari së bashku me Foti Kristalin, 18 vjeç asokohe hynë brenda një farmacie dhe kanë kërcënuar me armë punonjësen duke i marrë xhiron ditore. Njëri nga grabitësit i drejton armën farmacistes, ndërsa tjetri, i cili nuk kishte armë, kontrollon sirtarët për lekë. E frikësuar farmacistja i nxjerr të gjitha lekët.
Ndërkohë edhe grabitësi i dytë shkon të sirtari tjetër për të marrë para. E gjithë grabitja ka ndodhur për 40 sekonda. Grabitësit hyjnë në farmaci në orën 18:58 minuta e 42 sekonda dhe dolën jashtë në orën 18:59 minuta e 22 sekonda. I riu që ka bërë namin në vjedhje reklamon jetën e tij në në Facebook ku poston foto të parave, armëve e makinave luksoze. Këto të fundit nuk janë në pronësi të tij.