I pezulluar nga kryesia e PD, Gjata: Është njësoj si të shpërndajnë OKB-në

11/01 23:31
Credits to Apollon TV
I pezulluar nga kryesia e PD, Gjata: Është njësoj si të shpërndajnë OKB-në

Është një përpjekje për të krijuar lajm, për të tërhequr vëmendjen nga këto. (Tregon foto nga protesta) Është një foto ku Ferdinand Xhaferri kalon para policëve duke ju djegur vetëm pak sytë nga gazi, ndërsa ky demokrati që e ka bërë deputet Xhaferrin e ha gazin turinjve. Këto janë metodat e Edi Ramës, krijojnë një lajm për të kaluar një lajm tjetër, atë që ndodhi në datën 8. Lulzim Basha nuk merret seriozisht. Ka një kongres që e ka shkakruar me gati 44 mijë anëtarë të PD. Ai mund të mblidhet sot edhe për të shpërndarë OKB-në. E njëjta gjë është.  Problemi që duhet të ulërijmë është që Basha është vetëm. Tha që nuk do ta shndërrojë PD në bunker për interesat e një personi dhe e shëndërroi në burg, ku i vetmi i burgosur është Basha me dyer të blinduara dhe policinë e Edi Ramës. Dhe nuk i thotë dot një fjalë Ramës se ai i thotë: Ta hoqa policinë, ku do shkosh?”, u shpreh Gjata.

© 2022 APOLLON TV. All Rights Reserved.