I përfshirë në korrupsion të konsiderueshëm, DASH shpall non grata politikanin shqiptar

20/06 18:16
Credits to Apollon TV
I përfshirë në korrupsion të konsiderueshëm, DASH shpall non grata politikanin shqiptar

Departament amerikan i Shtetit shpalli sot non grata Ramiz Merkon, kryetar i Komunës së Strugës në Maqedoninë e Veriut.

Uashingtoni nuk do të lejojë hyrjen e tij në Shtetet e Bashkuara, për shkak të përfshirjes së tij në korrupsion të konsiderueshëm. Në njoftimin e Departamentit të shtetit thuhet se kryetar i komunës së Strugës, ka shpërdoruar fondet dhe ka ndërhyrë në procese gjyqësore dhe procese të tjera publike, duke dëmtuar besimin e publikut ndaj institucioneve demokratike të Maqedonisë së Veriut.

© 2023 APOLLON TV. All Rights Reserved.