I mbeti jashtë lokali ku shiste raki, qofte e salçiçe; Kreu i PD Fier denoncon Transportin Rrugor: Marrin nga 200 mijë lekë. Blendi Gonxhe i tregon faktet (FOTOT)

19/12 9:40
Credits to Apollon TV

E ngacmoi vetë, e Blendi Gonxhe, nuk ia ka përtuar. Bëhet fjalë për postimin në rrjetet sociale që ka bërë kryetari i PD duke ngacmuar Drejtorinë e Transportit rrugor Fier për rradhë të gjata sic thotë ai, për shkak të korrupsionit në atë drejtori.

“Patentat 200 mijë lekë dhe praktika 200 mijë lekë” thotë Luan Baçi, duke nënkuptuar se këto para jepen nën dorë për zyrtarët e drejtorisë së Fierit.

Por drejtori I Përgjithshëm Blendi Gonxhe nuk ia ka përtuar. Tregon po ashtu publikisht se Luan Baci e ka një hall. Duke qenë se nga viti 2008 deri në 2013 ka qenë drejtor I Fierit në këtë drejtori, ai kishte ngritur një kioskë anës drejtorisë, ku shiste aty birra, qofte, qepë, raki.

Avujt e rakisë sipas Gonxhes, hynin drejt e nëpër zyra, dhe kushdo që kishte punë në transportin rrugor, duhet të ndalonte fillimisht te kafja e drejtorit.

Me zyrat e reja moderne të kësaj drejtorie që u bënë në Fier, pjesa e klubit të kryetarit të PD së Fierit mbeti jashtë rrethimit (sic tregohet në foto). Madje Gonxhe aludon se nuk dihet se në cfarë rrethanash e ka privatizuar këtë pjesë kryetari I selisë blu që ka qenë më parë drejtor në këtë drejtori.

“Tani dy fjalë e ca foto fakte për ish-deputetin, prijësin opozitar të Fierit, qarku i tretë nga rëndësia në rang vendi, e ardhmja dhe shpresa e fierakëve sipas tij: Fotot pasqyrojnë sesi do e qeveriste Fierin, apo çdo detyrë nesër, udhëheqësi Luan Baçi – Ai, siç flasin qartë fotot, do ndante një copë trualli publik e do ta privatizonte për veten e tij, për të hapur mejhane në oborrin e drejtorisë së shërbimeve të transportit rrugor ku vetë punonte si Drejtor! Jo shofer, jo pastrues, jo roje – DREJTOR (nga 2008-a deri në 2013-ën)! 

Sikur të mos i mjaftonte batërdia me targat e patentat, donte edhe kafet e salçiçet t’i shiste vetëm ky, aty! Natyrisht ne ja kemi mbyllur me mur aksesin e çibanit tek oborri ynë i rilindur (sepse përveç të tjerash na lanë trashëgim një objekt shërbimi publik vaki) por shëmtia monumentale e aktit të tij vlen si një ekspoze e gjallë e “vizionit” Ç’TË NA BJERË NË DORË E RRËMBEJMË, E SHËMTOJMË, E PASTAJ DALIM PROTESTOJMË PËR HALLET E KOMBIT!” shkruan Gonxhe duke dhënë edhe fotot e klubit të Luan Baçit, por edhe të vërtetën për pikën e kontrollit të makinave./NB

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.