
I kërcënuan familjen nëse nuk punonte në “shtëpi bari”, 25 muaj burg për shqiptarin në Angli (EMRI-FOTO)

Albion Rapaj, i riu shqiptar që kishte udhëtuar për në Mbretërinë e Bashkuar drejt një jetë më të mirë është dënuar këtë të diele me 25 muaj burg. Ai u kap në një “shtëpi bari” me vlerë rreth 400 mijë paund më 17 janar të këtij viti.
Sipas mediave angleze, 24-vjeçari ishte rekrutuar nga një organizatë kriminale për në Angli, ku më pas i kanë kërkuar që të punojë si “kopshtar” në fermën e tyre të kanabisit. Rapaj tha në gjykatë se anëtarë të bandës kriminale e kishin kërcënuar me jetë atë dhe familjen e tij nëse nuk do të kryente shërbimet e tij.
Ai u arrestua në Liverpool pas një kontrolli nga autoritetet në shtëpinë e tij ku ishte dhe i punësuar për të rritur bimët narkotike. Policia sekuestroi rreth 17.5 kilogramë kanabis. Sipas gjykatës, çmimi maksimal i përllogaritur për shitjen e drogës në treg mund të kapte 400 mijë paund.
Ai u akuzua për kultivim dhe prodhim të lëndëve narkotike dhe u dënua me 25 muaj burg nga Gjyakata e Liverpool. Në përfundimi të dënimit të tij, ai do të dëbohet përgjithmonë nga Britania e Madhe.