
I jep fund me PS-në? Pandeli Majko nuk pranon vendin e 19-të në listën e Tiranës, ja çfarë pritet të bëjë


Ministri Pandeli Majko nuk ka pranuar të renditet në vendin e 19-të në listën e PS për qarkun e Tiranës.
Burime për mediat bëjnë të ditur se ai pritet të dalë pak më vonë me një deklaratë zyrtare, ku do të bëjë të ditur qëndrimin e tij.
Edhe Fatmir Xhafaj ka kundërshtuar kryeministrin pasi ka mësuar se do të renditet i 23-i në listën e Tiranës, ndërkohë që jashtë listave ka mbeur Ditmir Bushati.