I infektuar me COVID, ish-pedagogu në Elbasan hidhet nga kati i 7-të i pallatit! Policia thyen xhamin e një fast-foodi për ta shpëtuar

26/01 9:06
Credits to Apollon TV
I infektuar me COVID, ish-pedagogu në Elbasan hidhet nga kati i 7-të i pallatit! Policia thyen xhamin e një fast-foodi për ta shpëtuar

Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme në Elbasan.

Në orën 01:30 është hedhur nga kati i shtatë i një pallati, pedagogu i fakultetit të Shkencave të Natyrës J.O 65-vjeç.

65-vjeçari aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën pasi në momentin e rënies ka rënë mbi një çati banese.

illimisht policia dyshoi se kishin të bënin me ndonjë grabitje duke u nisur nga zhurma por më pas rezultoi e kundërta.

Policia është detyruar të thyejë xhamin e një fast-foodi për të bërë të mundur të futej në pjesën e pasme të pallatit për të shpëtuar 65-vjeçarin.

Sipas burimeve zyrtare, 65-vjeçari ka qenë i infektuar me COVID-19 dhe ka tentuar të vetëflijohej si pasojë e gjendjes së rënduar psikologjike.

Aktualisht ai po mbahet në spitalin e Elbasanit ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën./Shqiptarja

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.