I infektuar me Covid-19, ndërron jetë artisti i njohur Korçar

25/02 20:51
Credits to Apollon TV
I infektuar me Covid-19, ndërron jetë artisti i njohur Korçar

Ndërron jetë si pasojë e covid 19 artisti i mirënjojur korçar Naum Tërova, babai i nënkryetares së bashkisë Korcë, Belina Terova

Kompozitori, këngëtari e regjisori nuk e fitoi dot betejën me virusin e rrezikshëm. Artisti ka kontribuar në jetën e gjallërinë artistike të qytetit duke u bërë emblemë e organizimit të karnavaleve.

Prej kohësh vijonte të mësonte artin e mjeshtërisë së aktorit tek brezat e rinj. Korça e njeh si Naumi i teatrit, që la gjurmë e emër.

© 2023 APOLLON TV. All Rights Reserved.