I hyri 20-vjeçares në shtëpi dhe tentoi të kryejë marrëdhënie sek*uale me dhunë, arrestohet manjaku i Lushnjes

Policia ka arrestuar një 44-vjeçar pasi ka tentuar që të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë me një 20-vjeçare, pasi ka hyrë me forcë në banesën e saj.
Në pranga ka rënë 44-vjeçari me iniciale B. H., banues në fshatin Zhamë-Sektor, Lushnjë.
Njoftimi i plotë i Policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë, arrestuan shtetasin B. H., 44 vjeç, banues në fshatin Zhamë-Sektor, Lushnjë, pasi dyshohet se ka hyrë në banesën e një shtetaseje 20-vjeçare dhe ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë me të.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjyjatës së Shkallës së Parë Lushnjë për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura” e mbetur në tentativë.