I dehuri në timon i merr jetën 58 vjeçares në Tiranë -Elbasan!

03/09 13:26
Credits to Apollon TV
I dehuri në timon i merr jetën 58 vjeçares në Tiranë -Elbasan!

Alkooli vijon të marrë jetë në akset rrugore në vendin tonë. Një tjetër aksident i rëndë është regjistruar mesnatën mes të shtunës dhe të dielës në aksin rrugor Elbasan Tiranë ku për pasojë ka ndërruar jetë një 58 vjeçare.

Sipas të dhënave paraprake nga policia, mjeti i drejtuar nga 60 vjeçari I.D. është përplasur me automjetin që drejtohej nga shtetasi I. V., 34 vjeç, ku ndodhej dhe shtetasja E.V. që fatkeqësisht mori plagë të rënda dhe dhe nuk mund të mbijetonte.

Nga verifikimi rezultoi se I.D. po e drejtonte automjetin në momentin e aksidentit në gjendje të dehur dhe për këtë arsye u arrestua në kushtet e flagrancës. Gjithashtu në aksident mbetën të plagosur dhe drejtuesi i mjetit tjetër dhe dy pasagjerë të tjerë, të cilët ndodhen aktualisht në spital jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje shkuan forcat e policisë të cilat po punojnë për dokumentimin e këtij aksidenti të rëndë.

© 2023 APOLLON TV. All Rights Reserved.