
I “çmendur” pas motorave, ky është i riu gjirokastrit që humbi jetën në Sarandë (EMRI-FOTO)

Marsel Kasi, është 35-vjeçari i cili humbi jetën pasditen e sotme në aksidentin e rëndë në Sarandë, ku motori me të cilin ai po udhëtonte u përplas me një automjet.
35-vjeçari nga Gjirokastra, teksa ishte duke udhëtuar me motor humbi kontrollin dhe u përplas me mjetin tip “Ford”, i cili drejtohet nga shtetasi T. B., 45 vjeç.
Aksidenti i rëndë ndodhi pasditen e kësaj të mërkure në zonën e Qafë-Gjashtës. Sakaq, trupi i viktimës është transportuar drejt morgut, ndërsa policia po heton për të zbardhur dinamikën e ngjarjes.
Marsel Kasi ishte i apasionuar pas motorave dhe hiking, ku së bashkë me një grup ai eksploronte shpesh zonat malore të jugut dhe jo vetëm.
“Sot, rreth orës 14:30, në rrugën “Skënderbeu”, Gjashtë, shtetasi M. K., rreth 35 vjeç, duke drejtuar motomjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë është përplasur me automjeti tip “Ford” me drejtues shtetasin T. B., 45 vjeç. Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë drejtuesi i motomjetit shtetasi M. K”, bëri me dije më herët policia.