I bën ‘karshillëk’ shtetit nga Maldivet me burrin milioner, Gjykata e Kukësit dënon me 6 vite burg Fjolla Morinën

25/03 8:37
Credits to Apollon TV

Këngëtarja Fjolla Morina është dënuar me 6 vite burgim nga gjykata e Kukësit për veprën penale ‘trafikim të armëve’.

Vendimi është marrë pak minuta më parë, ka qenë prokuroria që ka kërkuar dënimin me burg, ndërsa mbrojtja ka kërkuar që të dënohet me gjobë.

Fjolla prej më shumë se dy muajsh është në kërkim pasi theu masën e sigurisë “arrest shtëpie” dhe është largaur në drejtim të paditur.

Kujtojmë se Fjolla Morina u arrestua pasi u kap me dy pistoleta në çantë gjatë tentativës për të kaluar kufirin drejt Shqipërisë nga dogana e Morinës, e shoqëruar nga shoferi dhe biznesmeni Fisnik Syla me të cilin u martua pak ditë më parë në Maldive.

Gjykata e Kukësit dha masën e arrestit në shtëpi, dhe këngëtarja mori me qira një banesë në Kukës, ku do të duhej të qëndronte të paktën deri në seancën e radhës, por ajo është arratisur.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.