Humbje e madhe për bluzat e bardha, ndërron jetë parakohe mjeku i njohur

27/01 18:43
Credits to Apollon TV
Humbje e madhe për bluzat e bardha, ndërron jetë parakohe mjeku i njohur

Anestezisti i njohur Aleksandër Hoxha ka ndërruar jetë në mënyrë të papritur ditën e sotme.

Ende nuk dihen shkaqet e vdekjes së mjekut Hoxha, i cili ka shërbyer prej kohësh me profesionalizëm në radhët e bluzave të bardha.

Lajmin e ka bërë publik Shoqata e Anestezistëve dhe Reanimatorëve të Shqipërisë përmes një postimi në facebook ku i shpreh ngushëllimet familjarëve dhe të afërmve të mjekut.

Postimi i plotëMe dhimbje dhe hidherim te thelle njoftojme ndarjen nga jeta te kolegut dhe mikut prof.Aleksander Hoxha!

U prehsh ne paqe profesor i dashur! Ngushellimet me te sinqerta familjareve dhe te afermve!

Qofsh i parajses mik i nderuar!

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.