Humbi jetën për shkak të COVID-19, Turqia vendos të kthejë në atdhe me avion të posaçëm Gjeneral Ndriçim Sallakun

20/03 22:09
Credits to Apollon TV

Ditën e sotme ndërroi jetë për shkak të koronavirusit komandanti i Komandës Mbështetëse, gjeneral brigade Ndriçim Sallaku.

Ai ishte i shtruar në spitalin ushtarak GATA në Ankara, por nuk ia doli të fitojë betejën më të rëndësishem të jetës së tij.

Qeveria turke ka vendosur që të kthejë në atdhe trupin e general Sallakut me një avion ushtarak turk të tipit “Herkules”, i cili do të mbërrijë në Rinas paraditen e nesërme.

Ditën e hënë në Tiranë do të bëhesn homazhet zyrtare për general Sallakun, i cili mes shumë detyrave të rëndësishme, kishte shërbyer edhe si atashe i Shqipërisë në Ankara.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.