Humbi jetën nga Covid-19, KQZ-ja heq nga fleta e votimit për Fierin emrin e Bashkim FINOS.

31/03 8:32
Credits to Apollon TV
Humbi jetën nga Covid-19, KQZ-ja heq nga fleta e votimit për Fierin emrin e Bashkim FINOS.

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve heq emrin e socialistit Bashkim Fino nga lista e kandidatëve për deputetë të Partisë Socialiste për Qarkun e Fierit, në zgjedhjet e 25 prillit 2021.

Politikani socialisti dhe kryeministër i Pajtimit Kombëtar, Bashkim Fino ndërroi jetë dy ditë më parë, në msohën 59 vjeçare pasi nuk e fitoi dot betejën me virusin Covid-19. Qeveria shpalli 29 marsin ditë zie kombëtare dhe të gjitha partitë ndërprenë aktivitetet elektorale.

Duke qenë se Kodi Zgjedhor nuk lejon ndryshimin e listave të kandidatëve për deputetë pas regjistrimit të tyre, kryekomisioneri Ilirjan Celibashi ka vendosur të heqë emrin e Finos nga lista, përkatësisht numri 4 në qarkun e Fierit.

Ky vend në listë do të mbetet bosh dhe renditja e kandidatëve të tjetër nuk do të ndryshojë. Në rast se një votues shënon votën e tij në numrin 4 (pas heqjes së emrit të Finos mbetet bosh) atëherë vota do të quhet e pavlefshme.

© 2023 APOLLON TV. All Rights Reserved.