Humbi jetën në aksidentin tragjik në Lezhë, 55-vjeçari njihej si studiues dhe historian

18/03 6:29
Credits to Apollon TV
Humbi jetën në aksidentin tragjik në Lezhë, 55-vjeçari njihej si studiues dhe historian

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga aksidenti i rëndë në aksin Lezhë-Shkodër gjatë mbrëmjes së djeshme, ku një makinë tip “Benz” u përplas me një kamion të tonazhit të rëndë. Si pasojë e përplasjes humbi jetën 55-vjeçari Eduard Grishaj.

Automjeti i tij përfundoi në pjesën e prapme të kamionit dhe u bë petë. Grishaj u nxorr i pajetë pasi qëndroi për disa minuta i bllokuar në makinë. Ai njihej si studiues dhe historian si dhe ishte përgjegjës i fondit “Pipa” në Bibliotekën e Muzeut Historik Shkodër.

© 2023 APOLLON TV. All Rights Reserved.