
Humb jetën papritur në hotel pushuesja nga Kosova në Shëngjin

Një 46-vjeçare ka ndërruar jetë papritur në hotelin ku po qëndronte me pushime Shëngjin.
Gruaja, identiteti i së cilës ende nuk bëhet i ditur, ishte nga Kosova dhe kishte ardhur për të kaluar disa ditë pushimë në plazhin e Shëngjinit.
Ende nuk dihen shkaqet e vdekjes së saj, ndërkohë trupi i pajetë është dërguar në morgun e spitalit rajonal të Lezhës, ku do të bëhet dhe ekspertiza e mjekësisë-ligjore.