Humb jetën nga koronavirusi ish-kryebashkiaku

27/11 12:59
Credits to Apollon TV

Ka humbur jetën si pasojë e Covid, ish-kryebashkiaku demokrat, Beqir Arifaj. Lajmi i hidhur bëhet i ditur nga miq dhe të afër të të ndjerit, përmes mesazheve prekëse në rrjetet sociale.

Mësohet se ai ka ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit. Megjithëse tamponi i kishte dalë negativ, ai ka pasur probleme shëndetësore dhe ishte dërguar për në Turqi, por nuk ka arritur të mbijetojë.

“Me hidhërim të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të Z. BEQIR ARIFAJ. Ai ishte një personalitet mjaft aktiv i jetës politike sociale dhe ekonomike të zonës së Iballës dhe Pukës. Ngushëllimet tona familjes Arifaj”, thuhet në një mesazh të miqve të tij.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.